Politika e ruajtjes së të dhënave të raportimeve
Qëllimi i kësaj politike është të kufizojë ruajtjen e raportimeve në kohën e nevojshme për trajtimin dhe dokumentimin e tyre.
Afati standard
Raportimet me status Mbyllur fshihen automatikisht pas 180 ditësh, sipas konfigurimit aktual të sistemit.
Raportimet aktive
Raportimet “I ri”, “Në shqyrtim” dhe “Verifikuar” nuk fshihen nga mekanizmi automatik i retention-it, sepse mund të jenë ende pjesë e procesit të shqyrtimit.
Minimizimi i të dhënave
Formulari nuk kërkon identifikim të detyrueshëm dhe nuk ruan adresën IP si pjesë të raportimit. Informacioni i përdorur për rate limiting është i hash-uar dhe ruhet vetëm për kohë të kufizuar.
Fshirja manuale
Administratorët e autorizuar mund të fshijnë një raportim edhe përpara afatit automatik, kur kjo është e përshtatshme dhe e dokumentuar.
Kjo politikë është tekst bazë teknik dhe duhet harmonizuar me politikën zyrtare të ruajtjes së të dhënave të NCSED.